Lavrov thotë se bisedimet për “Shqipërinë e Madhe” janë provokim, fton NATO-n ta ndal këtë

Lajme

Lavrov thotë se bisedimet për “Shqipërinë e Madhe” janë provokim, fton NATO-n ta ndal këtë

Nga: N.Sh Më: 17 prill 2021 Në ora: 09:37
Lavrov

Bisedimet për “Shqipërinë e Madhe” janë provokuese dhe Moska fton patronët e Prishtinës nga NATO të ndalin një disponim të tillë, ka deklaruar ministri i jashtëm rus Lavrov pas takimit me ministrin e jashtëm serb Selakoviç, shkruan “Kurir”, transmeton “Bota Sot”.

Konsiderojmë se këto janë ide të papranueshme edhe dëmshme tha Lavrov në konferencën me gazetarë pas takimit.

“Bisedimet për ‘Shqipërinë e Madhe’ po zgjasin qe shumë vite dhe ne ftojmë kolegët nga BE dhe NATO që mbron Prishtinën që të ndal disponimin dhe evitojnë mbështeten e retorikës së këtillë”, tha ai.

Lidhur me “letrën që nuk refuzohet” rreth kufijve në Ballkan, Lavrov tha: “Lidhur me kufijtë në Evropë, përfshirë vendet që u krijuan pas shkatërrimit të Jugosllavisë, dua të përkujtoj partnerët evropian përfshirë BE dhe NATO ku bën pjesë edhe Sllovenia se ata ftohen në moslejimin e prekjes së kufijve, por këtë e bëjnë kur Rusia angazhohet për bashkëkombësit e vetë. Ku me këtë çështje merren ata që i mbron perëndimi atëherë qëndrimi i Brukselit është ndryshe, këto janë lojëra të rrezikshme, udhëheqjet dhe politikanët nuk kanë të drejtë të shprehin ide dhe koncepte të rrezikshme” tha Lavrov.

Ai foli edhe rreth Kosovës, duke përsëritur qëndrimin se Rusia do të mbështes secilën zgjidhje për te cilën pajtohet dhe është e pranueshme edhe Serbia.

Në lidhje me mundësinë e përfshirjes në dialog të Rusisë, Lavrov tha se Rusia asgjë nuk imponon por është e gatshme të përgjigjet në secilin propozim që merr nga Serbia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat