Rusia e Kina përfshihen në dialogun Kosovë – Serbi?

Lajme

Rusia e Kina përfshihen në dialogun Kosovë – Serbi?

Nga: F. B. Më: 17 prill 2021 Në ora: 12:43
Ilustrim

Pjesëmarrja eventuale e Moskës në dialogun mes Prishtinës edhe Beogradit është bërë temë e zyrtarëve rusë edhe serbë, ndërsa mundësia e kthimit të Moskës zyrtare në tavolinën e bisedimeve u tha edhe nga ambasadori rus në Serbi Bocan-Harçenko në intervistën për “Novosti” vlerësoi se Rusia është e gatshme aspektet e reja të pjesëmarrjes në zgjidhjen e çështjes së Kosovës- nëse Serbia e dëshiron këtë, shkruan “RTS” transmeton “Bota Sot”.

Para 11 viteve Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi rezolutën për bisedime mes Prishtinës edhe Beogradit dhe zhvendosjen e tyre nga Uashingtoni në Bruksel, me çka ShBA, Kina edhe Rusia humbën pjesëmarrjen direkt në bisedime mes palëve.

"Në këto rrethana nuk varet nga Serbia nëse Rusia mund të përfshihet në proces. Nëse partnerët perëndimor pajtohen me Serbinë që Rusia mund të bëhet pjesë e pakos biseduese, atëherë atë Serbia mund të ja përcjellë Rusisë”, thotë analisti Dragomir Angjelkoviç.

Pas ndërprerjes së bisedimeve në relacionin Beograd–Prishtine–Bruksel pas 20 muajve, në gjysmën e dytë të 2020 janë zhbllokuar, por as atëherë nuk shkuan rrjedhës së dëshiruar. Shtetet ofrojnë ndihmë, emërohen të dërguar për dialog dhe kjo rezulton me nënshkrim në sallën ovale dhe që atëherë janë bërë të zëshme porositë se lindja do kthehet në tavolinën e bisedimeve.

"Çdokush që mund të kontribuoj mirëkuptimin më të mirë mes palëve është e mirëseardhur përfshirë Rusinë dhe Kinën që janë anëtar të KS që në fund të bisedimeve mes Prishtinës edhe Beogradit duhet të konfirmohet në OKB”, tha analisti Nexhmedin Spahiu.

Përfshirja eventuale e Rusisë në bisedime sipas profesorit Ivo Viskoviç në rast të thirrjes së konferencës ndërkombëtare për Ballkanin e edhe për raportin mes Prishtinës edhe Beogradit.

"Këshilli i Sigurimit deklarohet për ato situata në të cilat vetë OKB zgjidh problemi, por ka pasur edhe shumë konteste që zgjidhen nga organizata regjionale në Amerikën Latine dhe Azi Juglindore dhe ku nuk është angazhuar KS. Ai rolin e vetë praktik në një mënyrë e delegoi te BE dhe me atë u pajtua Rusia dhe ka votuar për këtë. Sipas kësaj, vështirë që sot pas shumë ndryshimeve në hapësirën gjeo-politike që perëndimi të pajtohet që Rusia sërish të kthehet në proces” konsideron Ivo Viskoviç, profesor i Fakultetit të Shkencave Politike dhe ish-ambasador.

"Tash BE duhet të bisedojnë me BE që Rusia të jetë e kyçur në ndonjë format, pa këtë Rusia nuk mund të jetë pjesë e procesit", nënvizoi Angjelkoviç.

Edhe në takimet zyrtare të presidentëve të Serbisë edhe Rusisë asnjëherë nuk ka munguar deklarata se ajo për të cilën pajtohet Beogradi do mbështetet nga Moska.

"Natyrisht që Rusia është e interesuar për këtë hapësirë gjeo-politike, por interesi i perëndimit është i kundërt – ata duan të largojnë ndikimin e Rusisë nga këtu dhe ata tash janë në përparësi sepse iu është mundësuar formalisht situata që punojnë. Ç’është e vërteta jo në të gjithë perëndimin, por në BE ashtu do bëhen bisedime që mos të vijë tek kyçja formale por faktike, sepse kyçja formale krijon hapësirë edhe që Rusia të kërkojë ndryshime”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat