Kjo është e moshuara mbi 100 vjeçare nga Skenderaj që mori vaksinën anti-covid

Lajme

Kjo është e moshuara mbi 100 vjeçare nga Skenderaj që mori vaksinën anti-covid

Nga: N.Sh Më: 20 prill 2021 Në ora: 19:33
E moshuara në Skenderaj duke marr vaksinën anti-covid

Kryetari i Skenderajt Bekim Jashari, ka treguar se dy persona mbi 100 vjeç janë vaksinuar sot në Skenderaj.

Të moshuarit morën vaksinat Astra-Zeneca, për të cilët Jashari thotë se janë motivues për të tjerët.

 Jashari thotë se, mos hezitimi i tyre për t’u vaksinuar me vaksinën anti-Covid, është shembull për të tjerët.

“Mantelbardhët e QKMF-së janë duke bërë përpjekje maksimale që me kohë të japin informatat dhe shërbimet e nevojshme për pacientët e komunës sonë”, shkruan Jashari.

Postimi i plotë:

Sa motivuese për të tjerët, dy të moshuar të moshës mbi 100 vjeçare u vaksinuan në Skenderaj, me vaksinën anti-covid.

Në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Skenderaj, po vazhdon vaksinimi, ku sot është bërë vaksinimi i dy personave mbi moshën 100 vjeçare me vaksinën Astra-Zeneca.

Mos hezitimi i tyre për t’u vaksinuar me vaksinën anti-Covid, është shembull për të tjerët, në mënyrë që në momentin kur të vijë radha e tyre për t’u vaksinuar të kryejnë këtë proces pa pasur dilema.

Mantelbardhët e QKMF-së janë duke bërë përpjekje maksimale që me kohë të japin informatat dhe shërbimet e nevojshme për pacientët e komunës sonë.

Të interesuarit mbi moshën 80 vjeçare për vaksinim mund të bëjnë regjistrimin në shërbimin e vaksinimit në QKMF, fizikisht apo edhe përmes numrit të telefonit 048414241, nga e hëna deri të premten, prej orës 08:00-14:00.

Njëkohësisht kërkoj nga institucionet tona qendrore që të shtojnë angazhimin e tyre në sigurimin e dozave të reja të vaksinave anti Covid-19.

Bashkë për shëndetin e qytetarëve tonë!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat