Kosova në vëmendjen e mediave botërore, kjo është arsyeja jo e zakonshme

Lajme

Kosova në vëmendjen e mediave botërore, kjo është arsyeja jo e zakonshme

Nga: A.M. Më: 20 prill 2021 Në ora: 22:52
Insekti

Kosova gjatë ditës së sotme ka marrë vëmendjen e media botërore për një arsyeje jo të zakonshme, shkruan “Bota sot”.

Gjatë javës së parë të muajit prill në Kosovës është zbuluar një insekt i ri. Ku insekt është quajtur Potamophylax coronavirus.

Profesori Halil Ibrahimi ka kaluar vite duke punuar në një raport hulumtimi mbi një specie të pazakonshme, e cila është gjetur së fundmi në parkun kombëtar të Kosovës, në Bjeshkët e Nemuna

Si profesor i asociuar i Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Universitetin e Prishtinës, Prof Halil Ibrahimi ishte duke mbledhur specie të ndryshme në parkun kombëtar, 75 milje (120 km) në perëndim të kryeqytetit Prishtinë, dhe zbuloi se një specie që ishtë shume e ndryshme nga speciet tjera në Ballkan, shkruan “Bota sot”.

Ai është dukshëm më i vogël dhe jeton në një habitat tjetër, në zona të hapura me lartësi të lartë, rreth 2,000 metra (6,500 ft) mbi nivelin e detit.

Image
Prof Halil Ibrahimi

Gjatë hulumtimit të tij, ai gjithashtu vuri re se lumi Lumbardhi i Deçanit, ku u gjet specia e re, është përkeqësuar rëndë gjatë viteve të fundit për shkak të ndërtimit të një hidrocentrali.

Kosova dhe vendet e Ballkanit kanë një histori të gjatë të ndotjes së mjedisit të të gjitha llojeve, nga uji i ujërave të zeza që derdhen drejtpërdrejt në lumenj deri te shpyllëzimet dhe keqmenaxhimi i hidrocentraleve, shkruan “Bota sot”..

Situata e përgjithshme mjedisore në Kosovë është përkeqësuar gjatë viteve të fundit, me rritjen e ndërtimit, trafikut dhe ndotjes industriale, si dhe përpjekjet e qeverisë për të promovuar hidrocentrale të vegjël si një burim alternative i energjisë.

Njerëzit duhet të "rimendojnë qëndrimin e tyre ndaj mjedisit" sepse këto insekte janë "pengesa e parë para se ndotja të vijë tek njerëzit", tha Profesor Ibrahimi.

"Ata janë treguesit e parë që diçka po shkon keq në mjedis ... në mënyrë që të jemi të përgatitur për ndotjen që ndikon drejtpërdrejt në veten tonë", shtoi mw tej Ibrahimi, përcjell “Bota sot”.

Image
Insekti
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat