Milivojeviç për dialogun: Asociacioni mbetet obligim – Franca dëshiron të kyçet ndërsa SHBA dëshiron njohje të ndërsjellë

Lajme

Milivojeviç për dialogun: Asociacioni mbetet obligim – Franca dëshiron të kyçet ndërsa SHBA dëshiron njohje të ndërsjellë

Nga: F.B Më: 21 prill 2021 Në ora: 12:56
Ilustrim

“Duke pas parasysh pozicionin e Prishtinës me Kurtin edhe Osmanin, do të jetë vështirë që të formohet ndonjë platformë, sepse ata nisen nga pozita maksimale që për palën serbe është e papranueshme”, ka thënë analisti dhe diplomati Zoran Milivojeviç, ndonëse shprehet se ka interes për vazhdimin e dialogut, por varet fati i marrëveshjes së Brukselit dhe Asociacioni si obligim, shkruan “Telegraf”, transmeton “Bota Sot”.

Këtë koment ai e bëri lidhur me atë se javën që vjen në Bruksel mund të ndodhë takimi Kurti-Vuçiq, ndërsa më pas edhe takimi në Paris me ftesë të Macron.

Milivojeviç për “RTS” tha se edhe Vuçiq ka paralajmëruar dy takime me rëndësi në javët që vijnë, që me gjasë do konfirmohen në ditët në vazhdim.

Nga ana tjetër, në Bruksel për 10 maj po përgatitet një takim me rëndësi ku temë kryesore do të jetë Ballkani, por të gjithë vlerësojnë se ka interes të qartë që të përtërihet dialogu.

Sipas tij, me krijimin e institucioneve të reja në Prishtinë ka kushte për vazhdimin e dialogut, por nga takimi i parë nuk duhet pritur asgjë ekskluzive sepse do jetë vazhdimi formal dhe rregullimi i platformës së dialogut.

“Duke parë çfarë pozicioni ka Prishtina me Kurtin dhe Osmanin, mendoj se do të jetë vështirë formimi i ndonjë platforme të dialogut, sepse ata prezantohen me pozita maksimale që nuk janë të pranueshme për palën serbe”, tha ai, duke shtuar se nuk mund të diskutohen çështjet e statusit, por normalizimit dhe vazhdimi aty ku është mbetur.

Milivojeviç shprehet se është me rëndësi fati i marrëveshjes së Brukselit, sepse Serbia nuk do të pranojë ta konsiderojë çështje të mbyllur, se Asociacioni i komunave duhet të formohet nëse duan që të ketë vazhdim normal të dialogut.

Roli i Francës shumë i rëndësishëm

Milivojeviç tha se presidenti francez Macron ka shpreh interes që aktivisht të kyçet në dialog. “Vuçiq ka qenë në Paris, mendoj se bisedat ishin konstruktive dhe Macron do ta ftojë edhe Kurtin në vizitë. Prandaj duket qartë se francezët duan të kyçen aktivisht dhe të kontribuojnë në dialog”, tha diplomati.

Thelbi i qëndrimit të Prishtinës që është përjashtues dhe i papranueshëm si i tillë, nëse nuk ka presion nga ata që e mbështesin dhe heqja dorë nga ajo platformë, vështirë të ketë lëvizje kualitative dhe rezultate të mira.

Sa i përket politikës së Uashingtonit, dialogu po kthehet në formën e kohës së administratës Obama.

“Dialogu do udhëhiqet nga BE e amerikanët do jenë pjesëmarrës si vëzhgues edhe korrektues”, tha ai.

“Ajo që është me rëndësi në gjithë tregimin dhe pritjet, është se dialogu duhet përfundoj me njohjen e ndërsjellë , që d.m.th. pranimin e ndërsjellë. Pra kur flitet për Amerikën nuk ka asgjë të re, ky është qëndrimi amerikan”, tha Milivojeviç

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat