Një i burgosur ndërroi jetë në QKUK, policia po e heton vdekjen e tij

Lajme

Një i burgosur ndërroi jetë në QKUK, policia po e heton vdekjen e tij

Më: 22 prill 2021 Në ora: 08:55
Foto ilustrim

Një person ka ndërruar jetë përgjatë kohës sa po mjekohej në kuadër të QKUK-së, saktësisht në Klinikën e Neurologjisë.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës theksohet se është raportuar se i njëjti ishte i shtrirë në QKUK dhe ka ndërruar jetë për shkak të sëmundjes kronike. Viktima ishte duke vuajtur burgun në qendrën e paraburgimit në Hajvali.

“Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”.

Rasti është raportuar si ‘Hetim mbi vdekjen’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat