Serbët “sulmojnë” ambasadorin amerikan se nuk përmendi popullin e tyre si viktimë të nazizmit

Lajme

Serbët “sulmojnë” ambasadorin amerikan se nuk përmendi popullin e tyre si viktimë të nazizmit

Nga: F.B Më: 23 prill 2021 Në ora: 10:13
Anthony Godfrey

Ambasadori amerikan në Serbi Anthony Godfrey, ka qenë shenjë e shumë reagimeve edhe sulmeve në një publikim në rrjetin social Twitter, ku në popujt viktimë nga nazizmi si romët, hebrenjtë dhe sllovenët, ai nuk përmend serbët.

Shkas për sulm kësaj radhe nuk ishin qoftet edhe qebapet por publikimi në Twitter ku shpreh homazhe për viktima e regjimit nazist, shkruan “Politika” transmeton “Bota Sot”.

Duke përmendur viktimat e nazizmit, ambasadori amerikan Godfrey, përmendi hebrenjtë, romët dhe sllovenët. Serbët nuk i përmendi dhe ky ishte shkas që mijëra persona nga rrjeti Twitter të pyesin pse nuk është emri i popullit të tyre.

„Me qëllim të spastrimit etnik edhe racor të vendeve të okupuara, regjimi nazist ka kryer krimet të tmerrshme ndaj hebrenjve, romëve dhe sllovenëve anekënd Evropës gjatë Luftës së Dytë Botërore”. Iu shprehim nderim viktimave, ashtu që së bashku do të punojmë në ndërtimin e Evropës së Bashkuar me më shumë drejtësi edhe paqe për të gjithë” ka shkruar Godfrey.

Predrag Azdejkoviç, redaktor i magazinës “Optimist” dhe producent i filmit dhe teatrit ka shtruar pyetje ambasadorit amerikan përmes Twitterit: “Pse thua slloven e mendo serb?”

Ambasadori amerikan iu ka përgjigjur: „Serbët janë pjesë e familjes së popujve slloven që ka pësuar humbje të tmerrshme nga ana e regjimit fashist në këto hapësira. Porosia ime ishte drejtuar të gjitha viktimave të holokaustit”.

Në këtë fjalë të ambasadorit amerikan ka reaguar përsëri Azdejkoviç duke shkruar: “Besoj se sllovenëve kjo porosi në gjuhën serbe do të thotë shumë dhe do të dinë ta vlerësojnë, edhe pse nuk e kuptojnë, por më duket se serbët ndjehen sikur iu zvogëloni sakrificat dhe vuajtjet”!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat