Fallxhorja në Vushtrri që pretendon se iu gjen burra vajzave të reja

Lajme

Fallxhorja në Vushtrri që pretendon se iu gjen burra vajzave të reja

Më: 23 prill 2021 Në ora: 15:37
Foto ilustrim

Leximi i filxhanit të kafesë, ndryshe i njohur si fall, është praktikuar tradicionalisht në shumë vende të botës nga gratë e familjes, zakonisht në mbledhjet familjare dhe të miqve.

Kjo traditë vazhdon edhe sot e kësaj dite. Ndoshta do të duhej të ishte e kundërta, ama edhe tani në kohët moderne femrat janë shumë të interesuara për fall

Numri i falltoreve në vend është mjaftë i madh, ka kudo, në çdo qytet, madje edhe të atilla që vijnë nga Shqipëria në Kosovë dhe kanë shumë kliente që përmes fatit duan ti zbulojnë ca gjëra, ta parashikojnë të ardhmen.

Vushtria mbetet qyteti me falltoret më të zonjat e më të njohurat. Shumë vajza e gra dynden në qytetin e lashtë për të shikuar fall. Termini duhet bërë shumë kohë më parë, pasi radha është e gjatë.

Në këtë qytet, njëra ka shumë emër (e njohur për redaksinë) dhe tradicionalisht fiton mirë për shkak të aftësisë së saj. Nga shtëpia e falltores në fjalë, dalin të kënaqura sidomos vajzat beqare, të cilave u gjen burrat në filxhanin e kafesë

“Ato që martohen vërtet, kthehen me dhurata te fallxhorja”, thonë komshinjët e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat