Vuçiq e pranon se Gjermania dhe ShBA janë në anën e Prishtinës – por nuk pret presione për bisedime në të ardhmen e Serbisë

Lajme

Vuçiq e pranon se Gjermania dhe ShBA janë në anën e Prishtinës – por nuk pret presione për bisedime në të ardhmen e Serbisë

Nga: F.B Më: 23 prill 2021 Në ora: 22:06
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar për RTS se asnjëherë nuk e ka pasur lehtë në Bruksel, këtë e tha para vizitës të së hënës ku do takojë krerët e BE-së, transmeton “Bota Sot”.

Ministri gjerman Maas në Prishtinë tha se dialogu duhet të vazhdojë, se është me rëndësi që të arrihet normalizimi i raporteve dhe një nga elementet e arritjes së marrëveshjes është pranimi i Serbisë, po këtë nuk e përsëriti në Beograd.

Ai tha se njohja dhe pranimi janë dëshirë e Gjermanisë që nga 2008 dhe nuk është sekret, ata kanë pranuar narrativen e Prishtinës.

"Ne duhet të jemi të vetëdijshëm se Gjermani është një ndër partnerët kyç dhe duhet të kemi kujdes për secilën fjalë që themi, ata do të jenë në anën e Prishtinës, rasti i njëjtë me ShBA, prandaj nuk ka befasi të mëdha” tha Vuçiq.

Ai tha se e shqetëson deklarata e Osmanit se duan të rivendosin dialogun, imagjinojnë padi për gjenocid dhe nuk kuptojnë se kompromisi është diçka tjetër.

"Ne do ju kundërvihemi me energji dhe luftë për të mbrojtur interesat nacionale të Serbisë”.

Ai për në Bruksel udhëton të dielën, ku e presin takimet me Sharl Mishel, Borel, Von Der Leyen.

"Nuk pres presione por biseda për të ardhmen e Serbisë, na presin bisedime, do të jetë shenjë e respektit, por duhet të dimë cilat janë vendet kyçe” tha Vuçiq.

"Asnjëherë nuk e kam pas lehtë as nuk kam kaluar mirë në Bruksel, kjo është kohë e vështirë për ne” tha ai.

Ditët e ardhshme janë shumë me rëndësi, takimi në Bruksel dhe vazhdimi i dialogut janë “jashtëzakonisht me rëndësi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat