Të bëmat e Llepotës në Spanjë, çka shkruante dikur Gazeta “El Pais”

Lajme

Të bëmat e Llepotës në Spanjë, çka shkruante dikur Gazeta “El Pais”

Më: 24 prill 2021 Në ora: 15:48
Siç shkruante “El Pais”, “Llepota” ndodhej në mesin e 12 personave të arrestuar

U bë i njohur pas një gjuajtje me armë para diskotekës “Duplex” në Prishtinë, por nuk u kap deri sot.

Astrit Mehmeti, i i njohur me nofkës 'Llepota'  nuk është emër i njohur vetëm për Policinë e Kosovës.

Siç raportonte gazeta e njohur spanjolle “El Pais” më 2006, Astrit Mehmeti ishte arrestuar në qytezën Castelldefels të krahinës së Katalonjës në Spanjë nën dyshimin për pjesëmarrja në organizatë kriminale dhe vjedhje.

Siç shkruante “El Pais”, “Llepota” ndodhej në mesin e 12 personave të arrestuar. Gazeta shkruante se me arrestimin e 12 personave, Policia spanjolle “ka çmontuar një nga organizatat më të mëdha mafioze me origjinë shqiptaro-kosovare që vepronte në Katalonjë”.

Sipas asaj që shkruante “El Pais”, grupi kriminal dyshohej për kryerje të vjedhjeve të kasafortave dhe dyqaneve të bizhuterive.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat