Gjuriq reagon ndaj Kurtit: Të mendojmë kush dëshiron që të shndërroj Ballkanin në fuqi baroti?

Lajme

Gjuriq reagon ndaj Kurtit: Të mendojmë kush dëshiron që të shndërroj Ballkanin në fuqi baroti?

Nga: F.B Më: 26 prill 2021 Në ora: 09:25
Marko Gjuriq

Ambasadori i Serbisë në ShBA, Marko Gjuriq ka deklaruar se duhet të mendohet kush sakt tenton që përsëri Ballkanin ta shndërroj në fuqi baroti, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

Duke komentuar votimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe kandidimin e Lëvizjes së tij vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë, vlerësoi se në pyetje është loja e rrezikshme dhe sfida për ShBA, BE, Serbinë dhe bashkësinë ndërkombëtare.

"Të gjithë duhet ta kenë shumë të qartë, çfarë është këtu në rend dite. ‘Dialogu nuk është prioritet’, por votimi personal në shtetin fqinj është”, ka shtruar pyetjen Gjuriq, në publikimin në rrjetin social Tviter.

Ambasadori i Serbisë thotë se edhe më shumë e shqetëson fakti se Lëvizja politike që drejtohet nga Kurti ‘kryeministri i Kosovës’ kandidon në zgjedhje në parlamentin e vendit fqinj Shqipërisë.

"Kjo është lojë shumë e rrezikshme dhe sfidë e qartë për bashkësinë ndërkombëtare dhe BE, ShBA e Serbinë. Të mbajmë mend mirë këtë dhe pastaj të mendojmë kush saktë tenton të shndërroj Ballkanin në fuqi baroti”, ka thënë Gjuriq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat