Vuçiq pas votimit të Kurtit në Shqipëri: Do ta sulmoj Kurtin...

Lajme

Vuçiq pas votimit të Kurtit në Shqipëri: Do ta sulmoj Kurtin...

Nga: F.B Më: 26 prill 2021 Në ora: 09:48
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar mbrëmë se kupton të gjitha porositë që me deklarata edhe me vepra i dërgon Albin Kurti. Votimi në zgjedhjet e Shqipërisë, kërkesa për dëme të luftës nga Serbia nuk janë qasje konstruktive, tha Vuçiq duke shtuar se “kupton porosinë dhe nuk është i fascinuar”.

I pyetur nga “Tanjug” se cilat janë pozicioni dhe qëllimi i Kurtit, Vuçiq tha se “nuk duhet asgjë të sqarojë dhe të sulmojë Kurtin apo këdo tjetër, sepse mjaftojnë fjalët dhe veprat të vihen në letër”.

“Votoni në Shqipëri. Sinjal i mirë. E qartë për të gjithë edhe për ne edhe botën se çfarë doni të thoni. Thoni se dëshironi dëmshpërblim për dëme të luftës nga Serbia, e kuptuam çfarë doni të thoni. Thoni se do paditni Serbinë për gjenocid, edhe pse nuk mundeni sepse nuk jeni shtet sovran, ndoshta përmes Shqipërisë, apo ndonjë vendi tjetër, e kemi të qartë porosinë”, tha Vuçiq.

Sipas fjalëve të tij, nëse dikush dëshiron të thotë se kjo është qasje konstruktive – nuk është dhe shton se megjithatë nuk duhet të shqetësohemi për këtë.

“Kemi ne shumë punë për të bërë në vend. Përveç energjetikës, nuk shoh se kemi probleme serioze dhe lidhur me sigurinë e popullit tonë dhe çështjeve tjera” tha Vuçiq, duke shtuar se “ato thyerjet-qafet e tyre politike, për përdorim të brendshëm...askush me to nuk ësht fascinuar”.

Vuçiq që po qëndron në Bruksel përsëriti se pret që në gjysmën e majit të vazhdohet dialogu dhe se Beogradi është i gatshëm të përgjigjet ftesës dhe të merr pjesë nës ecilin lloj të dialogut që do jetë konstruktiv për zgjidhjen e problemeve.

"Ajo që është për ne me rëndësi është garantimi i sigurisë për njerëzit tanë. Kam insistuar këtu për përmbushjen e obligimeve nga marrëveshja e Brukselit, për Asociacionin e komunave dhe lirinë e lëvizjes, qarkullimin e mallrave dhe shërbimeve dhe çdo gjë që është nënshkruar në Uashington , që është mirë për Beogradin, Prishtinën dhe gjithë regjionin”, deklaroi Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat