Llapjani që është i gatshëm të shkojë në Hagë në vend të Thaçit

Lajme

Llapjani që është i gatshëm të shkojë në Hagë në vend të Thaçit

Më: 27 prill 2021 Në ora: 12:52
Arsim Bajrami

Kjo është njëra nga dhjetëra fotografit që ka me ish-presidentin, Hashim Thaçi.

Për dashurinë që ka ndaj tij, Arsim Bajrami nga fshati Gërdoc i Podujevës pothuajse çdo javë shkruan nga një poezi për të.

Por, ka raste që kur shikon ndonjë video të Thaçit, lotët e tradhtojnë.

Ai është në gjendje të bëj gjithçka për ish-presidentin e Kosovës.

Madje, thotë se nëse do t’i mundësohej, do të ishte i gatshëm t’i lë tre fëmijët dhe gruan e tij në Kosovë dhe të shkojë në Hagë, në vend të Thaçit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat