Fondacioni gjerman: Kërcënimi i Abazoviqit ngre paralele rrënqethëse me vrasjen e Gjingjiqit

Lajme

Fondacioni gjerman: Kërcënimi i Abazoviqit ngre paralele rrënqethëse me vrasjen e Gjingjiqit

Më: 27 prill 2021 Në ora: 15:32
Dritan Abazoviq dhe Zoran Gjingjiq

Simon Ilse paralajmëroi ngjashmëri në kërcënimet e pretenduara ndaj zëvendëskryeministrit të Malit të zi, Dritan Abazoviq dhe vrasjen e ish-kryeministrit Serb, Zoran Gjingjiq.

Shefi i zyrës së Fondacionit gjerman Heinrich Bell për Serbinë dhe Malin e Zi, me qendër në Beograd, i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar t’i kushtojë vëmendje ngjarjeve në Mal të Zi në këtë drejtim.

“Paralele rrënqethëse me vrasjen e Zoran Gjingjiq”, shkroi Ilse në llogarinë e tij në Twitter, duke kërkuar që komuniteti ndërkombëtar t’i kushtojë vëmendje zhvillimeve në Malin e Zi dhe t’i mbështesë autoritetet.

Ilse shprehu solidaritet me Abazoviqin, i cili, siç beson, është shënjestër e kërcënimeve sepse “ai po bën gjënë e duhur dhe po vepron kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”.

Heinrich Bell është një fondacion politik gjerman pranë Partisë së Gjelbër Gjermane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat