Piktori nga Kosova që jeton në Austri, i bën një portret presidentes Vjosa Osmani

Lajme

Piktori nga Kosova që jeton në Austri, i bën një portret presidentes Vjosa Osmani

Më: 28 prill 2021 Në ora: 12:41
Gazmend Freitag

Piktori nga Kosova, Gazmend Freitag, që jeton në Linz të Austrisë, i ka bërë një portret Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani Sadriu.

Ai ka thënë që ndihet shumë i kënaqur me faktin që Kosova ka një presidente si Osmani.

Me këtë portret, Gazmendi ka thënë se dëshiron ta urojë dhe të shprehë respektin e tij për presidenten e Kosovës.

“Jam shumë i lumtur që Kosova ka një grua për Presidente. Me Zonjën Vjosa Osmani e shoh një shans për të ngritur rolin e gruas në shoqërinë shqiptare. Unë besoj shumë se barazia gjinore e ndihmon shumë shtetin në çdo aspekt dhe besoj se Vjosa do të bëjë shumë për integrimin sa më të madh të gruas në politikë si dhe rrjetizimin dhe punësimin e grave. Me portretin e saj, përcjell mesazhin e urimit tim për Presidenten e Kosovës!”

Gazmendi është një artist austriak me rrënjë shqiptare.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat