“Pas “non-paper” qëndron Beogradi”, Vuçiq i kundërpërgjigjet Vjosa Osmanit

Lajme

“Pas “non-paper” qëndron Beogradi”, Vuçiq i kundërpërgjigjet Vjosa Osmanit

Më: 28 prill 2021 Në ora: 14:56
Aleksandar Vuçiq

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Kosova as nuk mund që ta ëndërrojë njohjen nga Beogradi.

Ai këtë e ka thënë lidhur me deklaratën e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka deklaruar se prapa “Non paper” që janë publikuar javët e fundit, qëndron Beogradi.

“Nëse ata shpresojnë se Serbia do ta pranojë ta njohë pavarësinë e Kosovës, unë ju them se ata nuk duhet ëndërruar, e lerë më se Serbia qëndron prapa diçkaje të atillë”, ka thënë Vuçiq, raporton Kosovo-online.

“E shoh tash se ata janë duke festuar gjithë ditën se NETFLIX i ka vendosur në listën e tyre”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat