Qytetarët e Kosovës ia mësyjnë Shqipërisë për fundjavë, radhë të gjata në Morinë

Lajme

Qytetarët e Kosovës ia mësyjnë Shqipërisë për fundjavë, radhë të gjata në Morinë

Më: 30 prill 2021 Në ora: 18:54
Foto ilustrim

Shumë turistë nga Kosova kanë vendosur që ta kalojnë fundjavën në Shqipëri, pasi moti i ngrohtë është parashikuar që do ta shoqërojë vendin tonë.

Radhë deri në 70 metra janë krijuar në dalje të pikës kufitare të Vërmicës për në Morinë.

Disa prej shkaqeve që mund të kenë sjellë këtë dyndje turistësh janë fundjava, temperaturat e larta dhe festa e ‘1 Majit’.

Turistët kosovarë që zgjedhin të pushojnë në Shqipëri për fundjavë nuk mungojnë gjatë gjithë vitit, por sidomos kur është koha e mirë, duke e shfrytëzuar atë për të qenë pranë detit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat