Lutja e Vuçiqit me tone kërcënuese: Lus shqiptarët të mos bëjnë padi për gjenocid

Lajme

Lutja e Vuçiqit me tone kërcënuese: Lus shqiptarët të mos bëjnë padi për gjenocid

Nga: F.B Më: 5 maj 2021 Në ora: 11:38
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë në një intervistë për Tv Pink ka theksuar se paralajmërimi i Prishtinës për padi për gjenocid kundër Serbisë, është kërcënim që ata bëjnë çdo ditë dhe ajo mund të bëhet vetëm përmes një vendi tjetër, më saktë Shqipërisë, që do të ishte fillim i bashkimit, derisa ai ka lutur që mos ta bëjnë këtë, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.

“Vetëm dua të porosis ata në Prishtinë që po kërcënojnë çdo ditë. Padia e vetme për gjenocid që ka ekzistuar dhe e vetmja që sot ekziston është juridikisht formale në Kosovë. Kjo do të thotë se ata mund të bëjnë vetëm përmes një shteti tjetër, saktësisht Shqipërisë. Që do të ishte fillim i bashkimit”, tha Vuçiq.

“Vetëm i lus që mos të bëjnë këtë dhe asgjë tjetër nuk dua të them”, shtoi ai.

“Ndërsa nëse dëgjoni reagimet e njerëzve nga bashkësia ndërkombëtare, dhe kur thonë se janë kundër ndryshimit të kufijve, duhet ta dini se ju gënjejnë dhe se ata janë për ndryshimin e kufijve të Serbisë” tha presidenti serb.

Këtë, sipas tij ata e thonë se është bërë për shkak katastrofës humanitare, a nuk ka katastrofë humanitare në Afganistan, në Siri në Irak? Pse nuk e keni ndarë Basrën nga Iraku, apo Homs nga Damasku. Jo vetën Serbisë ia ndani territorin. Për Evropën Serbia është e suksesshme vetëm pa Kosovën. Pse kjo është ashtu? Dhe fuqitë e mëdha përherë kanë bërë të njëjtën dhe duan bashkim kundër Serbisë” tha Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat