Bieber: Padia e Kosovës kundër Serbisë s’mund të ketë sukses

Lajme

Bieber: Padia e Kosovës kundër Serbisë s’mund të ketë sukses

Më: 5 maj 2021 Në ora: 18:18
Kriminelët serbë

Padia e paralajmëruar e Kosovës ndaj Serbisë për gjenocid shërben për presion ndaj Beogradit në negociata dhe nuk ka gjasa për sukses, ka thënë Florian Bieber, drejtor për Qendër të Studimeve për Europën Juglindore në Universitetin e Gratz.

“Nuk e shoh se kjo mund të ketë sukses” tha Bieber për televizionin N1 dhe shtoi se qëllimi i padisë është që të tërhiqet vëmendja tek krimet e luftës që Serbia i ka kryer në Kosovë.

“Përmes padisë fokusohet në të kaluarën dhe arsyet se përse është Kosova së pari e pavarur sot” tha ai.

Sipas tij, problemi për Prishtinën në negociata është ajo se Serbia mund të vazhdoj të ‘jetoj me status quo” ndërsa Kosova nuk mundet.

Ai tha se 13 vit pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës ekziston “ gatishmëri më e madhe të mbrohet pozicioni dhe të mos mbështeten vetëm në atë të BE apo SHBA” sipas Bieber.

Bieber shprehu edhe mëdyshje për gatishmërinë e përvojën e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që të arrij kompromis.

“Deri në cilën masë Kurti është gati për kompromis dhe marrëveshje duhet ta shohim, pasi nuk ka përvojë të udhëheqjes të negociatave diplomatike” tha Bieber.

Ai shtoi se votimi i Kurtit në zgjedhjet në Shqipëri “ nuk ishte shenjë e mirë” dhe dërgoi “porosi negative” Bieber tërhoqi vërejtjen.

Ai tërhoqi vëmendjen edhe tek Vucic për të cilin tha se nuk ishin inkurajuese, e BE nuk ka çka t’i ofrojë asgjë të mjaftueshme të pranoj pavarësinë e Kosovës, konsideroi Bieber.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat