Vuçiq: Garantoj që Serbia do të dal fituese nëse Kosova na paditë për gjenocid

Lajme

Vuçiq: Garantoj që Serbia do të dal fituese nëse Kosova na paditë për gjenocid

Nga: F. B. Më: 5 maj 2021 Në ora: 22:55
Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka deklaruar sonte se “garanton” se nëse Prishtina bënë padi ndaj Serbisë për kinse gjenocid në Kosovë, Serbia “nga e gjithë ajo do dal fitues”, shkruan “Kurir” transmeton “Bota Sot”.

Duke komentuar një paralajmërim të tillë nga politikanët e Prishtinës, Vuçiq tash se ata nuk mund të nisin një procedurë të tillë se nuk kanë vend sovran.

"Do të ju duhet që këtë ta bëjnë nën një flamur të huaj dhe kjo sillte komplikime të tjerë, por garantoj se Serbia nga e gjithë kjo do të dal fitues”, tha Vuçiqi, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas mbledhjes së SNS në Beograd.

Ai ka njoftuar se e presin takime shumë me rëndësi në periudhën e ardhshme “ndër të cilat edhe me sekretarin e përgjithshëm të NATO-së Stoltenberg në Bruksel”.

Vuçiq tha se “ka kohë” që nuk i është gëzuar një letre nga Brukseli si ajo nga BE lidhur me ndërtimin e hekurudhës mes Beogradit-Nishit-Shkupit” që ia ka dërguar kryetarja e KE Ursula von der Lajen.

"Me këtë do kursejmë 700-800 milionë euro, ato do të i marrim nga tatim paguesit evropian, por ata nuk ndërrojnë mendimin për Kosovën”. tha Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat