Lansohet platforma EDI e ATK-së, Murati: Kjo rrit transparencën për gjendjen e bizneseve

Lajme

Lansohet platforma EDI e ATK-së, Murati: Kjo rrit transparencën për gjendjen e bizneseve

Më: 6 maj 2021 Në ora: 15:26
Pamje nga takimi

Në takimin për lansimin e përditësimit të platformës EDI të Administratës Tatimore të Kosovës, u tha se kjo platformë do të shpejtoj dhe lehtësoj kryerjen e shërbimeve, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se kjo platformë shton integritetin e raportimit për gjendjen e bizneseve.

“Përveç digjitalizimit e zvogëlon edhe barrën për Administratën Tatimore, pastaj zvogëlon kohë dhe para, por edhe rrit transparencën dhe mund të bëhen analiza dhe pasqyrime mbi gjendjen biznesore në Kosovë. Dhe krijon një veti të objektivitetit, sepse shton integritetin e raportimit. Pra si tërësi ky modul është vetëm një hap drejt digjitalizimit në ATK, dhe ne si ministri do ta mbështesim çdo projekt të tillë”, tha ministri Murati.

Ambasadori Gjermani, Joern Rohde tha se ky lansim i kësaj platforme, është një hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit  dhe një arritje që të mundësoj të rritë edhe transparencën e institucionit.

“Është një hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit të deklarimit të taksave. Bizneset e huaja të cilat dëshirojnë të bashkëpunojnë me Kosovën tani përmes këtij programi mund ti marrim informatat më në detaje përmes kësaj qasje”, tha Rohde.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat