Deputetët serbë për iniciativën e ministrit kroat: Paralajmërimi i Kroacisë shkelje e rezolutës 1244 të OKB-së

Lajme

Deputetët serbë për iniciativën e ministrit kroat: Paralajmërimi i Kroacisë shkelje e rezolutës 1244 të OKB-së

Nga: F.B Më: 7 maj 2021 Në ora: 08:35
Ushtria kroate

Deputetët popullor nga SNS, Daniela Vujiçiç dhe Ljubomir Mariç konsiderojnë se paralajmërimi i ministrit kroat të punëve të jashtme Gordan Grliç Radman se shteti i tij do të krijojë një kamp ushtarak në Kosovë, është shkelje direkt e rezolutës 1244 të KS të OKB, shkruajnë mediet serbe transeton “Bota sot”.

Të shumta kanë qenë reagimet nga zyrtarët dhe mediet serbe lidhur me këtë njoftim, ku thuhet se ai paralajmërim ka shqetësuar popullin serb në Kosovë.

Deputetët thanë se kjo përbën shqetësim për popullatën serbe dhe atë jo shqiptare që jetojnë në Kosovë dhe atë e përjetojnë si kërcënim ndaj sigurisë dhe keqpërdorim të vetë misionit ushtarak dhe mandatit të KFOR-it, me qëllim të krijimit të bazave ushtarake në të cilat do krijohet ushtria e Kosovës.

"Krahas këtij paralajmërimi të zyrtarit kroat, paralajmërimi i ndërtimit të bazës së madhe të FSK-së në jug të Mitrovicës janë të rrezikshme për paqen dhe sigurinë në të gjithë regjionin. Shpresojmë se kjo është vetëm një deklaratë e pamatur, që do mbetet e tillë”, thanë deputetët e SNS  Vujiçip dhe Mariç në një kumtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat