Mediat serbe: Si po ndryshohen dëshmitë kundër liderëve të UÇK-së nën kërcënim dhe shantazh

Lajme

Mediat serbe: Si po ndryshohen dëshmitë kundër liderëve të UÇK-së nën kërcënim dhe shantazh

Nga: F.B Më: 7 maj 2021 Në ora: 08:55
Foto ilustrim "Bota sot"

Avokati serb Goran Petronijeviç ka deklaruar se ish-pjesëtarët e UÇK-së që ndodhen në Hagë po përpiqen të luftojnë dhe bëjnë presion ndaj dëshmitarëve të heqin dorë nga akuzat, shkruan “Blic” transmeton “Bota Sot”.

"Kjo do të thotë se nuk zgjidhen mjete me të cilat ndikohet në dëshmitar, bëjnë presion, shantazh, paguajnë dhe fatkeqësisht vrasin. Deskut me gjasë i është tërheq vërejtja ‘merre ose le’, i është thënë nëse sillet si i kërkojnë do ia kthejnë në mënyrë përgjegjëse, ose do bëjë siç i thonë. Kjo është metoda që kanë perfeksionuar qysh kur Haradinaj ishte në Hagë dhe me vjet nuk heqin dorë”, tha Petronijeviç.

Sipas tij “rasti” Desku” do jetë shkas për “epideminë e heqjes dorë të dëshmitarëve” kundër krimeve të UÇK-së.

"Ata janë të gatshëm për shumë më tepër se shantazhi edhe ‘blerja’, prandja është e habitshme si prokuroria edhe bashkësia ndërkombëtare me vjet nënvlerëso atë që po ndodhë, e shefat e UÇK-së dyshohen për krime të rënda e krime lufte” tërheq vërejtjen Petronijeviç”, shkruan “Blic”.

Desku ka “harruar” Thaçin, po për akuzën mjafton se ka thënë se ishte mbajtur një muaj i burgosur, konsideron avokati dhe përfaqësuesi i viktimave para Gjykatës në Hagë Aleksandar Olenik.

"Zakonisht viktimat e krimeve të rënda, kur kalon koha ndryshojnë mendimet për shkak kalimit të kohës dhe peshë së krimit. Me rëndësi që Desku mos të tërheq deklaratën se ishte i mbajtur një muaj, por pasi Thaçi e tjerët akuzohen për ndërmarrje të përbashkët dhe përgjegjësi komanduese, mjafton kjo dëshmi”, thotë Olenik.

Si kanë publikua mediet, para ca kohe Desku edhe Thaçi janë takuar dhe ka ardhur tek marrëveshja për kompensim të dëmit.

"Gjyqi jep mundësi për kompensim vullnetar të dëmit, nga mënyra si Desku tërheq deklaratën, me gjasë mund të ketë ardhur tek ndonjë kompensim dëmi. Jam is sigurt se do të ketë edhe ndryshime tjera të deklaratave, praktika për fat të keq ka treguar këtë”, tha Olenik.

Ai nënvizon se liderët e UÇK-së nuk rrinë duarkryq po tentojnë të bëjnë preso në Gjykatë dhe me rëndësi është të mbeten në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat