Reagon edhe Vuçiq: Kroacia dëshiron ta poshtrojë Serbinë me hapjen e kampit ushtarak në Kosovë

Lajme

Reagon edhe Vuçiq: Kroacia dëshiron ta poshtrojë Serbinë me hapjen e kampit ushtarak në Kosovë

Më: 7 maj 2021 Në ora: 12:36
Aleksandar Vuçiq

Hapja e një kampi ushtarak kroat në Kosovë ka ngjallur reagime të shumta nga politikanët serbë, përfshirë edhe Presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Ministri i jashtëm kroat Gordan Grlić Radman dje ka paralajmëruar se do të punojë ngushtë me Kosovën që ta ndërtojnë një kamp ushtarak kroat në vend, dhe kjo deklaratë ka ngjallur shumë reagime nga serbët.

Aleksandar Vuçiq ka thënë se Serbia dëshiron të ketë marrëdhëdhënie të mira dhe korrekte me të gjithë në rajon dhe veprimet nga Kroacia, sipas Vuçiq, nuk janë shprehje e respektit për Republikën e Serbisë.

“Pse dikush ka nevojë të mburret dhe të marrë pjesë në një mënyrë të tillë. Ata mund të kishin refuzuar KFOR-in, por ata qëllimisht morën një vendim të tillë në mënyrë që të poshtëronin më tej Serbinë. Ne e morëm mesazhin dhe e kuptuam,” vuri në dukje Vuçiq sot në Obrenovac kur u pyet për deklaratën e Ministrt të Punëve të Jashtme të Kroacisë Gordan Grlić Radman se vendi i tij do të formojë një kamp ushtarak në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat