Faton Klinaku: Publikimi i shpenzimeve për të akuzuarit në Hagë mund të pengojë procesin gjyqësor

Lajme

Faton Klinaku: Publikimi i shpenzimeve për të akuzuarit në Hagë mund të pengojë procesin gjyqësor

Më: 7 maj 2021 Në ora: 14:20
Faton Klinaku

Nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) janë shprehur kundër publikimit të shpenzimeve për të akuzuarit nga Gjykata Speciale në Hagë.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të kësaj organizate, Faton Klinaku, ka deklaruar se publikimi i këtyre shpenzimeve mund të pengojë procesin gjyqësor.

“Qëndrimi jonë ka qenë se këto shpenzime nuk është dashur që të publikohen fare sepse mendojmë se do ta pengonte drejtësinë. Ka përvoja të ndryshme siç është Kroacia e ku shpenzimet publikohen veç e veç pas mbylljes së proceseve gjyqësore.

Qëllimi jonë ka qenë që kjo nuk është diçka e fshehur se kush çka ka paguar, por është çështje që pengohet mbrojtja. Unë e di që qeveria e kaluar i ka ndarë 20 milionë euro dhe të tjerat varen nga avokatët se sa shpenzojnë ata gjatë proceseve gjyqësore”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat