Iftaret çojnë peshë gastronominë, injorohen masivisht masat anti Covid

Lajme

Iftaret çojnë peshë gastronominë, injorohen masivisht masat anti Covid

Më: 7 maj 2021 Në ora: 18:18
Foto nga vendi i ngjarjes

Edhe përkundër masave ndaj pandemisë, shumë restaurante e lokale vazhdojnë mos ti respektojnë masat. 

Gjatë muajit të Ramazanit një pjesë e madhe e restauranteve e kafiterive sidomos gjatë e pas iftarit janë të stërmbushura me klientë, duke mos respektuar thuajse asnjë masë mbrojtëse.

Të vizitosh disa nga restorantet më me namë gjithë andej Kosovës gjatë iftarit nuk mund të gjesh në shumicën prej tyre vend pa rezervuar, derisa  brenda restauranteve shihen dhejtra e qindra njerëz dhe thuajse secila tavolinë ka mbi 4 persona e më shumë se dhjetë persona.

E njejtja situatë mbretëron thuajse edh enë kafiteri pas iftarit, ku qytetarët sidomos të rinjtë dalin pas iftarit, duke krijuar grumbuj  në lokale e jashtë tyre.

Derisa këto restaruante e kafiteri punojnë, në anaën tjetër vazhdon diskriminimi ndja restauranteve të dasmave e diskotekave.

Zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë Lamir Thaçi, tha për "Syri.net" se Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë përmes Inspektoratit Sanitar gjatë punës për mbikëqyrje të zbatimit të masave anti Covid zhvilluar janë gjobitur shumë lokale të gastronomisë të cilat kanë organizuar iftare duke mos respektuar vendimin e Qeverisë 01/07, ku parashihet që numri maksimal i personave brenda një lokali të jetë në proporcion me hapësirën për metër katrorë. 

Sipas tij secila tavolinë nuk duhet të tejkaloj numrin mbi 4 persona dhe distanca e ulëseve mes tavolinave të ndryshme të jetë se paku një metër. 

Zëdhënësi i AUV-it shtoi se në secilin rast që nuk janë zbatuar pikat e vendimit inspektorati ka shqiptuar gjoba dhe po ashtu të njëjtave u ka lënë procese me vërejtje që nëse nuk zbatohen vendimet në fuqi, hapi tjetër do të jetë mbyllja. 

"Gjatë secilit aktivitet duke përfshi edhe ritin fetar të mbajtjes së iftarit, duhet respektuar masat qe të mos rrezikohet jeta apo shëndeti i qytetarëve", tha Lamir Thaçi.

Nga ana tjetër nga zyra për Media e Policisë së Kosovës, tregojnë për "Syri.net", se Policia e Kosovës të gjitha veprimet e saja është duke i ndërmarrë konform autorizimeve ligjore që i ka në bashkepunim dhe koordinim edhe me institucionet relevante.

Policia e Kosovës në baza ditore bënë publike aktivitetet policore në këtë drejtim, andaj të njejtave mund ti referoheni, përfshirë edhe aktivitetet e përbashkëta me inspektorët e AUV-së. 

Gjatë 24 orëve të fundit policia ka shqiptuar në bazë të ligjit Covid – 19 815 gjoba.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat