Komike: Binjakët nga Llapi rrëfejnë se si mjekët i ngatërruan kur shkuan për vaksinim

Lajme

Komike: Binjakët nga Llapi rrëfejnë se si mjekët i ngatërruan kur shkuan për vaksinim

Më: 7 maj 2021 Në ora: 21:24
Binjakët Halil e Ahmet Azemi

Vaksinën këto ditë e morën dy të moshuar nga Podujeva. Të njëjtit së fundmi festuan edhe ditëlindjen e tyre 83’të pasi janë binjak. Kjo bëri që kur shkuan për vaksinim t’i ngatërronin edhe mjekët.

Binjakët Halil e Ahmet Azemi, të mërkurën festuan ditëlindjen e 83’të. Bashkë si ditën kur u lindën ata rrinë çdo ditë. Tash këta ndejën jashtë e bëjnë edhe më rehat, pasi së fundmi të dy morën vaksinën anti COVID.

Veçse ngjashmëria e madhe mes tyre, i ngatërroi mjekët.

“Vëllai doli andej e unë u çova e shkova. Po thotë o axhë më thanë: Pse erdhe? Ju thash se erdha për vaksinë. Më tha se u vaksinova e unë i thash se ishte vëllai se jemi binjak”, shpjegoi  Ahmet Azemi.

Por, kjo nuk ishte hera e parë që dukja e 83 vjeçarëve, habitë të tjerët,.

Gjatë gjithë jetës, dy vëllezërit gjithmonë kanë punuar bashkë, derisa edhe shtëpitë ku jetojnë i kanë të ngjashme dhe ngjitë njëra tjetrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat