Vuçiq do ta dekorojë mbështetësin e Millosheviqit me medaljen më të lartë të shtetit

Lajme

Vuçiq do ta dekorojë mbështetësin e Millosheviqit me medaljen më të lartë të shtetit

Më: 8 maj 2021 Në ora: 19:23
Peter Handke

Të hënën, presidenti serb Aleksandër Vuçiq pritet ta dekorojë poetin austriak dhe mbështetësin e Millosheviqit, Peter Handke me medaljen Urdhri i Yllit të Shkallës së Parë të Karagjorgjit.

Medalja do t’i dorëzohet Handkes në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Republikës, siç thuhet në njoftim, por nuk është shpjeguar se për çfarë arsye do t’i ipet saktësisht, shkruar radiosarajevo.

Urdhëri i Yllit të Karagjorgjit është një dekoratë në Serbi që jepet qytetarëve për merita speciale dhe sukeseve në prezantimin e shtetit.

Mohuesi i gjenocidit, Peter Handke është dekoruar me Urdhërin e Republikës Serbe në një fjongo në Banja Llukë ditën e djeshme.

Poeti austriak është i njohur për mbështetjen e tij për regjimin e Millosheviqit dhe për mohimin e gjenocidit në Srebrenicë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat