Mediat kineze: Raketa u shpërbë mbi Oqeanin Indian, s`ka rrezik për Ballkanin

Lajme

Mediat kineze: Raketa u shpërbë mbi Oqeanin Indian, s`ka rrezik për Ballkanin

Më: 9 maj 2021 Në ora: 08:13

Copat e raketës kineze Mars Long Long 5B kanë hyrë përsëri në atmosferë mbi Oqeanin Indian, në një zonë afër ishujve të Maldive.

Kjo u njoftua nga zyra e fluturimeve njerëzore të agjencisë kineze hapësinore CNSA.

Mediat kineze shkruajnë se është përjashtuar rënia e një ose më shumë fragmenteve të mbetjeve të raketes në territorin italian, pasi trupi i saj është shpërbërë pikërisht mbi Oqeanin Indian.

Image

Konkretisht mbetjet rane në perëndim të ishujve Maldive. Autoritetet kineze bënë të ditur se rënia e pjesëve të raketës mëngjesin e kësaj të diele nuk krijoi asnjë shqetësim serioz.

Italia ishte në alarm gjithë natën dhe mbrojtja civile ishte në pune nga frika e rënies së raketës më të madhe kineze në këtë vend sikurse i njejti shqetësim ishte edhe për Shqipërinë.

Këta të fundit treguan Atlantikun e Veriut si një pikë të mundshme të hyrjes së raketës në atmosferën e tokës.

Image

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA Lloyd Austin është shprehur se Kina kishte qenë neglizhencë në lejimin e raketës nga orbita.

Autoritetet në SHBA dhe Evropës kishin monitoruar rënien e pakontrolluar të raketës Long March-5B.

Në orët e fundit të raketës ku ekspertët po monitoronin koordinatat për rënien e saj thuhej se mbeturinat mund të binin në një zonë të banuar, mes të cilave bënin pjesë shtete si New York, gjithë Afrika dhe Australia, Japonina, Spanja, Portugalia, Italia dhe Greqia.

Raketa Long March 5B u nis nga ishulli kinez i Hainan më 29 prill dhe transportonte modulin Tianhe, i cili kishte furnizime për ekuipazhin kinez në stacionin hapësinor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat