Ministri i jashtëm kroat Radman: Serbia e vetëdijshme për presionin ndërkombëtar rreth pranimit të Kosovës, sepse kjo është realitet

Lajme

Ministri i jashtëm kroat Radman: Serbia e vetëdijshme për presionin ndërkombëtar rreth pranimit të Kosovës, sepse kjo është realitet

Nga: F.B Më: 9 maj 2021 Në ora: 18:51
Gordan Grliç Radman

Ministri i jashtëm kroat Radman: Serbia e vetëdijshme për presionin ndërkombëtar rreth pranimit të Kosovës, sepse kjo është realitet

Shefi i diplomacisë kroate Gordan Grliç Radman deklaroi se “Serbia është e vetëdijshme për presionin ndërkombëtar kur bëhet fjalë për çështjen e pranimit të Kosovës , duke shtuar se rruga e Serbisë drejtë BE-së kalon përmes Kroacisë, njofton “Hina” transmetojnë “Kosovo-online” dhe “Bota Sot”.

Radman shtoi se Zagrebi mbështet rrugën evropiane të Serbisë , në të njëjtën kohë i tërhoqi vërejtjen ministrit të brendshëm Vulin se ajo rruga “shkon përmes Kroacisë”.

Ai akuzoi Vulinin që Kroacinë dhe Kosovën i quajti “vëllezër sipas armëve” se po “promovon politikën humbëse serbo-madhe” dhe nuk ka bazë të ankohet në “Kroacinë që kurrë nuk kishte aspirata për territore të huaja as nuk ka kërkuar revidim të kufijve” shkruan” Hina”.

“Serbia është e vetëdijshme për presionin ndërkombëtar kur bëhet fjalë për pranimin e Kosovës, sepse kjo është realitet, pastaj frustrimin duan ta projektojnë në Kroaci”, konsideron Radman.

Ballkani perëndimor është një ndër dy temat kryesore të takimit të rregullit mujor të ministrave të jashtëm të hënën në Bruksel.

Lidhur me zgjerimin e BE dhe procesin e stabilizimit dhe bashkëngjitjes do të shqyrtohet të martën në Këshillin për punë të përgjithshme, ku marrin pjesë ministrat e jashtëm dhe atë për punë.

Radman tha se Kroacia “subjekt” dhe Serbia do jetë një nga vendet për të cilat Zagrebi zyrtar në atë shqyrtim do jap mendim. “Ne nuk jemi të kënaqur me gjendjen e demokracisë, drejtave të njeriut, luftën kundër korrupsionit dhe realizimin e reformave” tha ai.

Ai shtoi se Kroacia “është anëtar përgjegjës i BE edhe NATO-së dhe rruga e Serbisë kalon përmes Kroacisë “.

Radman tha se Kroacia do merr pjesë në evoluimin e arritjeve të Serbisë në kapitujt 23 e 24.

Lidhur me vendet tjera të Ballkanit dhe gjasat për bashkëngjitje në BE, Radman tha se ky proces bazohet në arritjet vetjake duke potencuar Maqedoninë, Shqipërinë dhe Malin e Zi.

“Mendoj se me atë renditje mund të hyjnë ngadalë në BE dhe të shpejtojnë procesin “, tha ministri kroat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat