“E rrezikshme, duhet të ndalet”, Borrel deklarohet për ndryshimin e kufijve

Lajme

“E rrezikshme, duhet të ndalet”, Borrel deklarohet për ndryshimin e kufijve

Nga: F. B. Më: 10 maj 2021 Në ora: 08:43
Josep Borrell

Përfaqësuesi i lartë i BE-së Josep Borrel ka deklaruar se retorika që sjell në pikëpyetje integritetin e BeH dhe fton në vizatimin e ri të kufijve duhet të ndalohet, shkruan “B92”, transmeton “Bota sot”.

“Të flitet për recesion, kufij të rinj, ndaljen e mëtejme etnike dhe luftën, e rrezikshme dhe e papranueshme”, publikoi Borrel në faqen e tij në prag të shqyrtimit të ministrave të jashtëm të Be-së për Ballkanin perëndimor.

Ai potencoi se qëndrimi i BE-së nuk ka ndryshuar dhe ai bllok mbështet integritetin territorial dhe sovran të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe ardhmëria e saj është “si shtet i bashkuar dhe sovran” në BE.

Borel ka vlerësuar se gjendja në BeH” jashtëzakonisht e rëndë” dhe se atmosfera politike është përkeqësuar kohë më parë.

Si ka vërejtur ai, në fund të vitit që shkoi pushteti boshnjak-hercegovinas janë përgjigjur në mënyrë “disfunksionale” në çështjen e krizës së emigrantëve duke i dhënë “rrotullim negativ” bisedimeve për zgjedhje dhe reforma kushtetuese me paraqitjen e “non-pejper” të ndryshëm” ku kritikohet roli i Be dhe ShBA-ve dhe përpjekjet e tyre për të ndihmuar në bisedime.

“Në një nga këto non-pejper u propozua ndryshimi i kufijve në regjion dhe ndarja e BeH në baza etnike, gjë që përkeqësoi situatën dhe i dha vrull agjendës ndarëse me reagime nxitëse”, ka shkruar Borrel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat