Ish-agjenti i SHIK-ut: Ja kush kishte informacione të sakta për Adem Jasharin, ja me kë mbante takime javore

Lajme

Ish-agjenti i SHIK-ut: Ja kush kishte informacione të sakta për Adem Jasharin, ja me kë mbante takime javore

Nga: N.Sh Më: 11 maj 2021 Në ora: 15:27
Naim Miftari

Ish-eprori i lartë i UÇK-së, dhe ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, ka publikuar një fotografi të gazetarit Baton Haxhiut, i cili është në fotomontazh me kryekriminelin e Ballkanit, Sllobodan Millosheviq.

Miftari thekson se Gaiçi i UDB-së, kishte informacione të sakta se me kë lëvizte Adem Jashari dhe kush i shkonte mysafir.

Ai thotë se mbante takime të rregullta javore me njerëzit e UDB-së.

Postimi i plotë:

Gaiçi i UDB e dinim saktë se ku është dhe kur lëvizte Adem Jashari kush i shkonte mysafir, far lloj armësh mbanin në krah, sa palë opinga dhe mbathje këpucë ushtarake ishin të zbathura para ODES të Jasharajve, edhe këngët që i këndonin me Cimilima terroristët i dinim kishim burimet tona së pakut tri burime te afërta por ma i vlefshmi ishte Agjenti dhe Gazetari.

Banim takime të rregullta javore takimet bëheshin në Beli Dvor Prishtinë në Troik 3 në veri të Mitrovicës por disa herë edhe në Narcic Berezovic ku dy herë ishte edhe shefi i madh prezent, kapja gjallë e bashkëpunëtorëve të Adem Jasharit B.R dhe A.N në Galicë - Drenicë pa shkrep asnjë plumb nga operatorët tanë të UDB ishte impresiv dhe shumë produktive, përveç shënimeve dhe sigurisht transkripteve shumica e takimeve bëheshin nën vëzhgimin nën stop të kamerave që nuk dukeshin vizualisht për mos trembur informatorët ton (video-kasetave 8mm) mbi 19 orë punë është e regjistruar!

Shtetin e Kosovës janë ka e shkatërrojnë nga brenda mbeturinat familjet bashkëpunëtorë të UDB Serbe?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat