Kryetari i shkrimtarëve i reagon Arianit Kocit

Lajme

Kryetari i shkrimtarëve i reagon Arianit Kocit

Nga: N.Sh Më: 11 maj 2021 Në ora: 19:29
Arianit Koci

Kryetari i shkrimtarëve, Reshat Sahitaj ka reaguar ndaj statusit të avokatit Arianit Kocit.

Avokati gjatë ditës i ka quajtur “rrenca” zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian për mosliberalizim të vizave për Kosovën.

Kurse, Sahitaj e ka vlerësuar se katastrofal, derisa pyet se si ka guxim që t'i thotë Evropës rrenca.

Sipas tij, me deklarata të tilla Kosova mbetet nën Serbi.

Postimi i plotë:

Kqyrni dhe lexoni se çfarë deklarate katastrofike e arianit koci-it!

"çka po ma vynë me pasë punë me rrenca?a ka mundësi hiç mos me hy në be?"

Me deklarata të tilla Kosova mbetët nën serbi ! Ky Arianiti po imiton politikanët e Serbisë, por po harron që Serbia e ka Rusinë pas. Nëse nuk hyn ne Evropë ke me shkue me Serbinë.

Qysh more ka guxim me i thënë Evropës rrenca?! Po qe kjo Evropë ore i mjerë e ka bombardue Beogradin se sa per ty serbisht i kishe mbrojtur klientet e tu!

Nuk e di me cilën parti mbahet por me duket është me Ramushin e qe sherrin ka me ja pa jo vetem Kosova por edhe partia qe mbanë nen sjetulla....

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat