Presidenti kroat: Drazhar Mihajloviç ishte budalla, Kosovën e ka njohur shumica e Evropës

Lajme

Presidenti kroat: Drazhar Mihajloviç ishte budalla, Kosovën e ka njohur shumica e Evropës

Nga: F.B Më: 12 maj 2021 Në ora: 09:26
Zoran Milanoviç

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, deklaroi se para Kroacisë është një kohë e re dhe se 150 ushtarë së shpejti shkojnë në Kosovë. “Drazhar Mihajloviç ishte budalla, Kosova u konsolidua e ka njohur shumica e Evropës, ne dërgojmë ushtarët – ajo që bëjnë serbët është iluzion”, ka thënë ai, shkruajnë mediet serbe, transmeton “Bota Sot”.

“Këtë dërgesë e konsiderojmë rutinë dhe nuk iu pengon fqinjëve tanë, nuk është menduar se ju pengon dhe si provokim, kjo është e drejta jonë të ku marrim pjesë edhe si sillem”:, është shprehur ai.

"Ushtria kroate është moderne, por vetëm ta dini sa është e shtrenjtë. Qëllimi ynë nuk është si në disa vende ku 90 për qind e nevojave mbulohen nga ndalesat në paga. Kjo do thotë se pagat janë të ulëta dhe se nuk ka mjete për gjërat tjera dhe kjo nuk është në rregull. Qëllimi ynë është ushtria e paguar mirë, por edhe njerëzit që angazhohen përmes pasurimit të dijes së vet, gjejnë vend në ushtri dhe e gjithë kjo kushton”, tha Milanoviç.

Ai shtoi se vendimi për sigurimin e aeroplanëve ushtarak kushton.

"Pa para nuk ka mbrojtje, zemër trime, kokë pa kompromis, kokë të ftohtë sipas nevojës dhe pa këto nuk ka ushtri”, deklaroi Milanoviç , duke shtuar se "Drazha Mihajloviç ishte budalla i thjeshtë, që tek fqinjët tanë ajo që bëjnë është iluzion".

Në pyetjen nëse mund të ketë hakmarrje ndaj ushtarëve kroat në misionin në Kosovë, Milanoviç tha shumica shqiptare është e konsoliduar në Kosovë dhe Kosova është e pranuar nga shumica e BE-së.

"Drazha Mihajloviç ishte një i marrë", komentoi fotografinë që mund të shihet në Serbi, ai me Titon si dy antifashistë.

"Kjo është e mjerë çfarë bëjnë. Edhe më e mjerë kur thonë se njerëzit nga Kozara ka mund ta shpëtojnë Titon se nuk kishte frikë nga lëvizje ustashe. Kjo është politikë arsimore, e kam parë çka flasin dhe jam dëgjuar me historianë edhe atyre iu ngritën flokët nga koka. Kjo është indoktrinim i vetëdijshëm i njerëzve të rinj”, tha Milanoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat