Çeliç flet për planin e Kurtit për dialogun

Lajme

Çeliç flet për planin e Kurtit për dialogun

Nga: F.B Më: 12 maj 2021 Në ora: 11:08
Dushan Çeliç

“Platforma e re e qeverisë së Prishtinës për bisedime me Beogradin është joreale dhe këtë Kurti e di mirë, ai do insistojë në te, sepse kjo është taktika me të cilën shqiptarët tentojnë t’i ikin obligimeve që kanë pranuar qeveritë tjera, si dhe të zhargitin vazhdimin e dialogut”, ka deklaruar profesori i Fakultetit Juridik në veri të Mitrovicës Dushan Çeliç, shkruajnë mediet serbe, përcjell “Bota Sot”.

"Për dallim nga qeveria e shkuar me të cilin udhëhoqi, kjo e tashmja e Kurtit nga programi i saj ka hequr reciprocitetin kur bëhet fjalë për bisedime me Beogradin. Mirëpo, në program thuhet se angazhohen për marrëveshje që nënkupton ’njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë’ dhe për atë që pesë vendet e BE-së që ende se kanë njohur Kosovën, ta bëjnë atë. Në platformë përmendet edhe qëllimi i Prishtinës të marrë pjesë në suksesionin e SFRJ sepse Kosova ishte pjesë konstituive. E vërteta është se Kosova ishte pjesë konstituive, por në të njëjtën kohë edhe pjesë e Serbisë", tha Çeliç.

Se bëhet fjalë për taktikë nga garnitura politike në Prishtinë e udhëhequr nga Kurti, që ka qëllim ikjen nga obligimet dhe zhargitja e vazhdimit të bisedimeve, Çeliç konstaton se programi qeverisës i Prishtinës është më ekstrem dhe më radikal se qeveria më përpara dhe është jo reale. Sipas tij, Serbia një platformë të tillë nuk mund dhe nuk do ta pranojë, ndërsa 5 vendet evropiane nuk do ta njohin pavarësinë e Kosovës sepse këtë nuk e kanë bërë deri tash, secila për shkaqe te veta.

"Reciprociteti" ishte fjala kryesore si program i qeverisë së Kurtit në bisedime me Beogradin, sikurse edhe gjatë fushatës. Programi i ri po ashtu parashikon revizionin e marrëveshjeve të Brukselit dhe deri para ca kohe asnjë adresim ndaj medieve nuk ka kaluar pa u përmendur kjo.

"Në programin e ri nuk përmenden obligimet e marrëveshjes së Uashingtonit, nënshkrimi i së cilës nga Kurti dhe Vetëvendosje u kundërshtua, posaçërisht në pjesën që ka të bëjë me liqenin e Ujmanit”, përfundon Çeliç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat