Jovanoviç tregon vijat e kuqe të Serbisë për dialog: Jo njohje e as ulëse për Kosovën në OKB

Lajme

Jovanoviç tregon vijat e kuqe të Serbisë për dialog: Jo njohje e as ulëse për Kosovën në OKB

Nga: F.B Më: 13 maj 2021 Në ora: 11:36
Ilustrim

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Popullore, Stefan Jovanoviç, ka deklaruar sot se serbët e Kosovës më shumë i frikësohen “kriminelëve nga veriu se para-shtetit shqiptar”, qytetarët e veriut nuk kanë organe gjyqësore, as polici, as mbrojtje sepse pushteti iu la marrëveshjes së Brukselit nga 2013, shkruan “Nova” transmeton “Bota Sot”.

“Nga Brukseli së pari u njoftua se atje u fitua 5:0, ndërsa Asociacioni më pas nuk u formua as pas 3 mijë ditëve. Nëse nuk u formua asociacioni, pse pushtetit shpërndau gjykatat, policinë në veri të Kosovës? Rezultati i vetëm i marrëveshjes së Brukselit është shpërndarja dhe shpërbërja e institucioneve serbe në veri”, tha Jovanoviç.

Ai përkujtoi se Serbia nga 1999 dhe nënshkrimi i marrëveshjes së Kumanovës nuk ka kapacitete administrative edhe të sigurisë, prandaj duhet të mbështetet në diplomaci.

Jovanoviç tha se që nga 2012 “askush nuk ka marrë pjesë në Prishtinë me bekimin e Beogradit”, ndërsa tash në pushtetin atje e merr pjesë Lista Serbe.

Sipas tij, “vijë e kuqe” e Serbisë në bisedimet për zgjidhjen përfundimtare duhet të jetë që Prishtina “nuk mund të marrë karrige në OKB” dhe “nuk ka as njohje eksplicite as implicite të pavarësisë së Kosovës”, kjo çështje “meriton“ unitet të plotë kombëtar”.

Kosova është çështja më e rëndësishme kombëtare dhe themel i identitetit serb, u shpreh ai, duke shtuar se statusi përfundimtar nuk mund të vendoset në OKB, Bruksel dhe Uashington “edhe pse duhet biseduar me të gjithë”.

"Është gënjeshtër se mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë ka vënë pikën në pavarësinë e Kosovës”, vlerësoi ai, duke shtuar se bisedimet duhet të zhvillohen për normalizimin e jetës së të gjithë njerëzve në Kosovë.

"Zgjidhja duhet kërkuar në kuadër të Kushtetutës së Serbisë dhe rezolutës 1244”, ndërsa “non-paper” janë balonë provuese rreth Kosovës, ndërsa ato që u publikuan në Kosovë balonë provuese për Kishën Ortodokse", deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat