Një nga fuqitë e mëdha do të kërkojë tërheqjen e UNMIK-ut dhe KFOR-it nga Kosova, reagon Vuçiq

Lajme

Një nga fuqitë e mëdha do të kërkojë tërheqjen e UNMIK-ut dhe KFOR-it nga Kosova, reagon Vuçiq

Nga: F.B Më: 13 maj 2021 Në ora: 11:52
Aleksandar Vucic

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, duke vizituar qendrën e vaksinimit të kazermës ushtarake në Beograd dhe anëtarëve të familjeve të tyre në hapësirën e kazermës në “Dedinje”, tha se një nga fuqitë e mëdha do kërkojë tërheqjen e UNMIK-ut dhe KFOR-it nga Kosova, ndërsa kjo e shqetëson dhe se do të përpiqet të bisedojë me Stoltenbergun, shkruajnë mediet serbe, transmeton “Bota Sot”.

Ai ka deklaruar se kjo e shqetëson shumë, por do përpiqet që rreth kësaj çështje të bisedojë me sekretarin e përgjithshëm të NATO-së Stoltenberg.

“Kemi marr informatën se njëra nga fuqitë e mëdha, së shpejti do të kërkojë tërheqjen e KFOR-it dhe UNMIK-ut nga Kosova. Kjo është një gjë që më shqetëson shumë. Do të diskutojë lidhur me këtë me Stoltenbergun” ka thënë presidenti i Serbisë.

Vuçiq do të duhej që me Stoltenbergun të takohet në Bruksel të hënën që vjen, ku do përpiqet që me autoritetin e vet të kontribuojë në aleancën perëndimore që kjo tërheqje mos të ndodhë.

Vuçiq ka shtuar se nuk mund të thotë për cilën nga fuqitë e mëdha bëhet fjalë, por informatat që ka marrë janë të dhëna informative nga burime zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat