Rada Trajkoviç uron Dua Lipën – “çmenden” mediet serbe, e akuzojnë se angazhohet për “Shqipërinë e Madhe”

Lajme

Rada Trajkoviç uron Dua Lipën – “çmenden” mediet serbe, e akuzojnë se angazhohet për “Shqipërinë e Madhe”

Nga: F.B Më: 13 maj 2021 Në ora: 13:47
Rada Trajkoviç

Me mbi titullin “marre” kanë nisur njoftimin për mbështetjen dhe urimin që politikania serbe Rada Trajkoviç, ia ka bërë pop-këngëtares nga Kosova Dua Lipa për çmimet që ajo ka fituar.

Ata kanë shtuar se Trajkoviç po punon kundër Serbisë, po mbështet lotuesen që angazhohet për “Shqipërinë e Madhe” dhe serbët i konsideron fashistë, shkruajnë mediet serbe, transmeton “Bota Sot”.

"Rada Trajkoviç e Gjilasit mbështet lobuesen shqiptare që angazhohet për “Shqipërinë e Madhe” dhe serbët i konsideron fashist", shkruan “Alo”.

Ajo në rrjetin social Twitter, suksesin e Dua Lipës e konsideron si lajm të mirë dhe krenari për të gjithë, kur të rinjtë arrijnë gjëra të mëdha nëpër botë.

"Të përpiqemi që regjioni ynë të mbetet në radarin ndërkombëtare me lajme të mira sikur ky dhe të jemi krenar për të rinjtë tanë të shumtë të talentuar që bëjnë gjëra të mëdha anekënd botës. Urime për ju, Dua”, ka shkruar Trajkoviç.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat