Politologu serb: Serbia në lajthitje 20-vjeçare se Kosova është çështja kryesore në rrugën drejt BE-së

Lajme

Politologu serb: Serbia në lajthitje 20-vjeçare se Kosova është çështja kryesore në rrugën drejt BE-së

Më: 13 maj 2021 Në ora: 17:08
Vuk Velebi

Politologu serb Vuk Velebit ka thënë se pozicioni në politikën e jashtme i Serbisë që të jetë miku më i mirë me shtetet e perëndimit dhe lindjes njëkohësisht nuk është i qëndrueshëm.

Pozicioni i Serbisë në politikën e jashtme është i çorientuar dhe i tillë është vite rresht. Nuk e di nëse ka pasur ndonjëherë pozicion të caktuar në skenën ndërkombëtare, ka thënë Velebit.

Ai shtoi se që në vitin e parë të studimeve në Fakultetin e Shkencave Politike mësohet se në politikë të jashtme nuk ka miqësi, por partneritet dhe aleanca dhe theksoi se mbi këtë do të duhej të udhëhiqej Serbia.

Ajo që dimë është se Serbia po shkon drejt Bashkimi Europian, këtë po na e thonë përfaqësuesit e pushtetit, por nga ana tjetër ky i njëjti pushtete bën ç ’mundet që të mos shkoj drejt anëtarësisë së plotë dhe për këtë assesi nuk mundet të konsiderohet partner i besueshëm.

Velebit pretendoi se është lajthitje që Serbia, menjëherë me zgjidhjen e çështjes së Kosovës, do të bëhet anëtar i BE’së, pasi ai konsideron se me zgjidhjen e kësaj nuk do të ndryshohej shpejtësia e përparimit në rrugën europiane.

Ai shtoi se sipas bindjes së tij është problem edhe ajo që BE nuk ka partner tjetër në Serbi me të cilin do të ulej në tavolinë, një tjetër opsion politik që do të ishte partner i bsueshëm politik që e sheh Serbinë BE dhe çështjen e Kosovës.

“Ne fatkeqësisht, kemi Vucic, që aq sa është nacionalist, tani na qenka edhe europiani më i madh, pasi shumë opsione tjera po provojnë që ta rrëzojnë për çështjen e Kosovës, që është një budallallëk politik” tha Velebit.

Ai paralajmëroi se çështja kryesore për Serbinë është se çfarë do të vendosim, si duan të duken, si Rusia e Putin, apo një shtet modern i zhvilluar i Europës Perëndimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat