Largimi i KFOR-it nga Kosova, profesori serb ‘acaron’ Serbinë, Këshilli i Sigurimit...

Lajme

Largimi i KFOR-it nga Kosova, profesori serb ‘acaron’ Serbinë, Këshilli i Sigurimit...

Nga: N.Sh Më: 13 maj 2021 Në ora: 20:18
KFOR

Pa pëlqimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, nuk është e mundur të përmbushet kërkesa për tërheqjen e KFOR-it nga Kosova, cilado qoftë fuqia ndërkombëtare në fjalë, mund të pritet një veto mbi atë çështje, thotë profesori serb Ivo Viskoviq, shkruajnë mediat serbe.

Kjo deklaratë e Viskoviq duket se aspak nuk do t’i pëlqej Serbisë, që sipas tij, çështja e tërheqjes së KFOR-it nga Kosova nuk mund të miratohet nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara.

Kur bëhet fjalë për mbrëmjen e punës të udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor të planifikuar për 18 maj në Bruksel, Viskoviq nuk beson se do të bihet dakord për një datë për rinisjen e negociatave midis Beogradit dhe Prishtinës.

"Është e mundur të diskutohet çështja e dialogut në takimin e ardhshëm të udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor, por unë nuk besoj se një marrëveshje do të arrihet kur bëhet fjalë për datën e dialogut. Pala e Kosovës ka treguar një gatishmëri të qartë për të vazhduar dialogun", thotë Viskoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat