Pahor: Nëse BE do të pranonte të gjitha vendet e Ballkanit, sigurohet paqja dhe kufijtë humbin rëndësinë

Lajme

Pahor: Nëse BE do të pranonte të gjitha vendet e Ballkanit, sigurohet paqja dhe kufijtë humbin rëndësinë

Nga: F. B. Më: 14 maj 2021 Në ora: 09:04
Borut Pahor

“Unë jam një nga ata që konsiderojnë se zgjerimi i BE-së në Ballkan duhet të vendoset në pozitën e lartë të agjendës”, thotë presidenti slloven Borut Pahor për “Kurir”, transmeton “Bota Sot”.

Pahor sot qëndron në Beograd ku do takohet me presidentin Vuçiq, ndërkohë që mendon se pranimi i shteteve të regjionit siguron paqe edhe stabilitet, ndërsa lidhur me “non-pejper” që kinse kanë dal nga kryeministri slloven thotë se kjo është rrezik për Slloveninë sepse humb kredibilitetin e mikut të sinqertë për të gjithë popujt e shtetet në regjion.

Në pyetjen se ju jeni deklaruar kundër ndryshimit të kufijve dhe ndarjes se qetë në BeH dhe propozimeve nga disa “non-pejper” a janë ato balon provues?, Pahor tha se “Publikimi i atyre dokumenteve përbën rrezik për Slloveninë në humbjen e besimit të mikut të sinqertë. Përmbajtja e tyre është në kundërshtim me shikimin e të ardhmes evropiane. Zgjidhjen e shoh në zgjerimin e Be me vendet e Ballkanit dhe anëtarësimin e plotë të tyre, ku kufijtë do humbin rëndësinë dhe nacionalizmi humb mbështetjen”.

Në konstatimin se BE ka anashkaluar Ballkanin  dhe përmendet vetëm perspektiva për këtë regjion, presidenti slloven u shpreh: “Unë jam nga ata që konsideron se zgjerimi në Ballkan duhet të jetë në top-agjendë. Shumica e vendeve të BE-së janë të lodhura nga zgjerimet e kaluara, dojnë konsolidim të brendshëm dhe zgjidhje të çështjeve të hapura me Rusinë, Turqinë, por në oborrin e saj po grumbullohen problemet që nuk vërehen”.

A do të jetë zgjerimi fokusi i kryesimit slloven të BE-së, ishte pyetja e radhës, ku Pahor tha se shpreson se Sllovenia do i kushtojë rëndësi dinamikës së zgjerimit, do të kontribuoj zhbllokimit të përparimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë dhe këtë do përpiqem ta shtyjë në samitin e liderëve me 17 maj në Brdo-Brione.

Në pyetjen cili është problemi më i madh në Ballkan, a është çështja e Kosovës, Pahor mendon se “problemi më i madh humbja e besimit dhe kyçja e shpejt e Ballkanit në BE. Për këtë humbet vullneti për reforma dhe rritet nacionalizmi dhe kërkohen ndryshime në kufij. Nëse në pako pranohen vendet e Ballkanit në BE, zgjidhen çështjet vitale, sigurohet paqja dhe stabiliteti.

Me 17 maj në Brdo mbahet samiti i liderëve të Serbisë, Kroacisë, Malit të Zi, Kosovës, Maqedonisë dhe BeH, ku pritet që në fokus të jenë përfundimet për dinamikën e përshpejtuar të zgjerimit të BE-së. Besoj se do shprehet përmbajtja ndaj ndryshimit të kufijve dhe mbështetja për Shqipërinë dhe Maqedoninë në rrugën drejt Be-së. Samiti është mundësi e dialogut që nuk duhet lëshuar ka thënë Pahor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat