Serbët përsëri flasin për largimin e KFOR-it nga Kosova – “problem i madh për Serbinë”

Lajme

Serbët përsëri flasin për largimin e KFOR-it nga Kosova – “problem i madh për Serbinë”

Nga: F. B. Më: 14 maj 2021 Në ora: 10:14
KFOR

Presidenti i Serbisë, Vuçiq ka bërë të ditur dje informatën se një nga fuqitë e mëdha do kërkojë tërheqjen e UNMIK-ut dhe KFOR-it që do ishte katastrofë, në të njëjtën kohë u paralajmërua shtimi i buxhetit për FSK në vlerën 100 milion euro, ku shtrohet pyetja pse ushtria “jo legale” e Kosovës armatoset dhe a janë serbët në rrezik, shkruan “Alo”, transmeton “Bota Sot”.

Sipas Vuçiq tërheqja e forcave të sigurisë nga Kosova është shqetësim për të cilin do bisedojë me sekretarin e përgjithshëm të NATO-së, Stoltenberg në Bruksel të hënën.

Ai nuk ka njoftuar se për cilën fuqi që kërkoi tërheqjen e KFOR-i bëhet fjalë, por konfirmoi se të dhënat dhe informata janë zyrtare.

Informata se Prishtina do ndajë 100 milionë euro për ushtri nuk është ndonjë shqetësim sepse kjo nuk krahasohet me Serbinë që ndan 2 miliardë euro për ushtri.

“Nuk janë shifra krahasuese dhe nuk duhet të frikësohemi, por e kemi të qartë çka do donte të bënte dikush”, tha Vuçiq

Krye-informatori serb Ljuban Karan tha se plani i fuqive perëndimore për të shuar KFOR-in në Kosovë është problem i madh për Serbinë.

“Në të njëjtën kohë ata mbështesin armatimin dhe trajnimin e para-ushtrisë së Kosovës. E gjithë kjo flet për atë që të na na sjellin para aktit të kryer” thotë ai për “Alo” duke shtuar se mbrojtja e popullsisë do i takojë para-ushtrisë shqiptare.

“Ne e dimë se kjo nuk është mbrojtje dhe se populli serb nuk iu beson dhe kjo mund të nxis eksod” shprehet ai duke shtuar se nuk është me rëndësi nëse Gjermania, Britania apo ShBA e bëri këtë pasi ato veprojnë në koordinim.

“Kjo është lojë e zakonshme, njëra e nis një çështje, tjetra e pranon. Plani i përgatitur komplet që është kundër serbëve dhe sjell rrezik për paqen në regjion dhe sigurinë e serbëve në Kosovë” - tha Karan.

Eksperti i sigurisë Bozhidar Spasiç tha se nuk duhet shqetësuar shumë sepse FSK nuk kanë forcë, ndërsa fuqitë që kanë kërkuar janë Britania e ShBA.

“Shumica e pjesëtarëve janë marr me terrorizëm. Ne i shohim si më shume si formacione terroriste se rrezik për vendin tonë” - tha Spasiç dhe shtoi se ShBA qëndrojnë prapa FSK.

“Në KS heqjen e UNMIK-ut e KFOR-it kërkojnë Britania edhe ShBA” – tha ai, që e sqaron këtë me pjesë folklori që të detyrohet Serbia të pranojë pavarësinë e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat