Njeriu që e arrestoi Millosheviqin: Agjentët rusë u përpoqën ta drogojnë vajzën time

Lajme

Njeriu që e arrestoi Millosheviqin: Agjentët rusë u përpoqën ta drogojnë vajzën time

Më: 14 maj 2021 Në ora: 11:41
Çedomir Jovanoviq

Lideri i Partisë Liberale të Serbisë, Çedomir Jovanoviq thotë se agjentët rusë janë përpjekur ta drogojnë vajzën e tij.

Jovanoviq tregon se po merr çdo ditë kërcënime me vdekje.

“Në verën e vitit 2019, Jana ishte në një qendër tregtare me një shoqe të saj. Ato ishin ulur në ‘Mek’ ku tre meshkuj ishin afruar atyre. Ata e larguan shoqen Janës, ku pastaj i hodhën pak pluhur në pijen e saj duke e detyruar ta pijë atë. Kjo ngjarje u pa nga një person që ishte afër tyre dhe kishte pyetur nëse gjithçka ishte në rregull dhe pastaj një nga të tre prej tyre e goditën atë dhe e rrëzuan për tokë. Një mik i imi e telefonoi gruan time dhe ajo e thirri policinë. Kur mbërriti policia në vendin e ngjarjes, të tre personat treguan pasaportat e tyre diplomatike ruse, ku pastaj dikush nga Ambasada ruse erdhi për t’i marr ata”, pretendon Jovanoviq.

Nga kërcënimet e vazhdueshme, ai thotë se iu dha mbrojte e afërt, pasi në muajin shkurt 2001 dikush i kishte vendosur një bombë nën veturën e tij.

Ai pretendon se tre vjet më vonë, në seancën e parë të Qeverisë së Vojislav Koshtunicës, u mor një vendim për të anuluar mbrojtjen e tij, por vetëm shtatë ditë më vonë vendimi u rishikua sepse vlerësimi i policisë ishte se ai është i rrezikuar.

Jovanoviq, gruaja dhe djali i tij, atëherë fëmija i vetëm, morën mbrojtje të afërt dhe policia u vendos para ndërtesës në të cilën jetonin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat