Britania e Madhe: Mbështesim mandatin e KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt në Kosovë

Lajme

Britania e Madhe: Mbështesim mandatin e KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt në Kosovë

Më: 14 maj 2021 Në ora: 16:52
Britania e Madhe: Mbështesim mandatin e KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt në Kosovë

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë në një reagim ka deklaruar se shteti britanik mbetet i përkushtuar ndaj mandatit të KFOR-it në Kosovë.

Ambasada thekson se Britania e Madhe është një mbështetëse e vjetër e mandatit të KFOR-it për ofrimin e një mjedisi të qetë dhe të sigurt në Kosovë.

“Britania e Madhe mbetet e përkushtuar ndaj KFOR-it dhe kontributi ynë është rritur vitin e fundit.

Rishikimi ynë i integruar i politikës së jashtme thekson angazhimin e qartë për siguri evropiane. Ne mbetemi mbështetës mandatit të KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të qetë në Kosovë”, thuhet në reagim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat