Dodik përsëri merret me Kosovën: Si mundet dikush të i jap Kosovës statusin e shtetit e Srpska?

Lajme

Dodik përsëri merret me Kosovën: Si mundet dikush të i jap Kosovës statusin e shtetit e Srpska?

Nga: F. B. Më: 15 maj 2021 Në ora: 16:47

Anëtari serb i kryesuesi i kryesisë së BeH, Milorad Dodik përsëri merret me Kosovën, ai konsideron se Srpska është shtet i pavarur dhe për tri vite ka përmbushur të gjitha kërkesat që ka vendos BE, ndërkohë duke iu kthyer Kosovës tha se “po bëhet politikë me dy kute” transmeton “Bota Sot”.

"Rruga më efikase drejt Be-së është ndarja dhe secili i pavarur të plotësojë kushtet për anëtarësim” ka thënë Dodik.

Kur bëhet fjalë për “non-pejper” ku propozohen ndryshime të kufijve në Ballkan, Dodik tha se nuk e ka parë atë dokument, vetëm shkrimet në medie, nuk di autorin, por e di se në kryeqytetet evropiane flitet për çështje të tilla.

"Me marrëveshjen e Dejtonit jemi kufizuar, kufiri mes Federatës së BeH dhe Srpska u vendos, rreth 70 për qind të kompetencave me rëndësi për jetën e qytetarëve janë në etnitetet, pse të mbahet iluzioni rreth BeH, të cilën askush në këtë formë nuk e dëshiron”, tha Dodik.

Ai shtoi se nga ana tjetër, ekziston çështja e Kosovës dhe pyeti “si mundet dikush të mendoj që Kosovës të i jap statusin e shtetit duke e rrëmbyer nga Serbia, ndërsa Srpska që është pronare e territorit të mbetet në BeH".

"Politika e dy kuteve në hapësirën kaq të vogël, kam frikë se nuk mund të jetë e qëndrueshme", tha Dodik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat