Daçiq: Kërkesa për tërheqjen e KFOR-it nga Kosova është më tepër kërcënim, sesa gjë reale

Lajme

Daçiq: Kërkesa për tërheqjen e KFOR-it nga Kosova është më tepër kërcënim, sesa gjë reale

Më: 16 maj 2021 Në ora: 11:54
Ivica Daçiq

Kryeparlamentari i Serbisë, Ivica Daçiq, ka vlerësuar se kërkesa për tërheqjen e KFOR-it dhe UNIMK-ut nga Kosova, paraqet më tepër një kërcënim, sesa që mund të ndodh në realitet, raporton Tanjug.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha pak ditë më parë se një fuqi e madhe do të kërkojë tërheqjen e KFOR-it dhe UNMIK-ut nga Serbia.

Daçiq në lidhje me këtë, ka thënë se nuk ishte befasuar me deklarimin e Vuçiqit.

Ai ka deklaruar se këto janë informacione politike dhe të inteligjencës që merr Serbia në lidhje me qëndrimet e vendeve të caktuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat