“Non-paperi”: “Kosova e ka shtetësinë e vet, nuk bëhet koloni e Serbisë”

Lajme

“Non-paperi”: “Kosova e ka shtetësinë e vet, nuk bëhet koloni e Serbisë”

Nga: F.B Më: 18 maj 2021 Në ora: 09:51
Non-paperi

Nëse do parashikohej si mund të duket e ardhmja alternative sipas “non paperit” nga mediet gjermane, ka qëndrime të ndryshme përderisa historiani Antiç thotë se Kosova e ka të ndërtuar shtetësinë vështirë të kthehet në koloni, kolegu i tij Markoviç mendon se alternativa e ardhshme shembull si tek fqinjët dhe parimi i njëjtë, shkruan “Sputnjik”, transmeton “Bota Sot”.

Kështu kanë komentuar gjendjen historianët Predrag Markoviç dhe Çedomir Antiç, pas publikimit në medien gjermane “Cuerts”, ku në lidhje me Kosovën propozohet status special për Kosovën që nuk do ishte shkelje e rezolutës 1244 të OKB-së.

Sipas atij dokumenti nga mediet gjermane Kosova do mbetej 99 vite pjesë e Serbisë. Ndërsa kufijtë do siguroheshin nga shërbyes zyrtar të dy vendeve, ajo do kishte status special që nënkupton prezantim të pavarur në organizata regjionale.

Ajo që është interesante dhe “çelës” është guvernatori i Kosovës që do ishte në të njëjtën kohë edhe nënkryetar i Kuvendit të Serbisë, ndërsa në misionin e Serbisë në OKB do ulej edhe përfaqësuesi i Kosovës.

“Mjafton të shikohet Maqedonia, problemi i shqiptarëve dhe ambicieve të tyre të rritura, shihet më së miri atje. Pas marrëveshjes së Ohrit, shqiptarët kanë të drejtë sipas “çelësit” edhe në kulturë, muze, balet të kenë prezantim ndonëse mund të mos kenë kuadro”, tha Predrag Markoviç.

Ky propozim nga e djathta gjermane është vështirë e arritshme, sepse do duhej gjendet ndenje “shqiptar i ndershëm” siç kanë qenë Rrahman Morina apo Sejdo Bajramoviq për pozitën e “guvernatorit”.

Por ndryshe nga kolegu i tij mendon historiani tjetër Antiç, që thekson se Kosova tashmë ka të ndërtuar shtetësinë dhe atë askush nuk mund të ja kontestojë.

“Кosova, pra do kishte presidentin e Qeverisë, të republikës dhe pastaj dikush shpik ‘pasha’ dhe ai të ishte edhe nënkryetar i Kuvendit. Nuk e kanë të panjohur një tentim të tillë shqiptarët. Kam frikë se shumë shpejtë do krijohej një Kurti më shumë se Kurti dhe duke njohur shqiptarët që do nisin vrasjen e “mercedesëve” dhe fondeve dhe prapë do kishte ‘festë’”, shprehet me mosbesim ai.

Historiani Antiç pas këtij shkrimi në mediet gjermane, përkujton memoaret e Vuk Drashkoviç nga 2007, ku kishte plan të ngjashëm dhe ofertë për shqiptarët nga Millosheviq, që përmes Drashkoviq iu ishte ofruar Kosovës status si Hong Kongu.

Kjo dëshmon se po kërkohen zgjidhje të vjetra, njëra është “dy Gjermanitë” nga koha e luftës së ftohët e tjetra statusi si Hong Kongu dhe të dy vështirë të aplikohen në Kosovë, posaçërisht ai Hong Kongut sepse bëhet fjalë për koloni.

“Mendoj se problemi më i madh i fuqive evropiane janë ShBA dhe shqiptarët”, ata pranojnë kompromis lidhur me pavarësinë e Kosovës, dhe jo që Kosova të bëhet koloni, qoftë ajo edhe koloni post-moderne”, përfundon Antiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat