MSH thirrje qytetarëve që të regjistrohen për marrjen e vaksinave antiCOVID, numri i të vaksinuarve ka arritur në 50 mijë

Lajme

MSH thirrje qytetarëve që të regjistrohen për marrjen e vaksinave antiCOVID, numri i të vaksinuarve ka arritur në 50 mijë

Më: 19 maj 2021 Në ora: 15:34
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se po vijon vaksinimi në të gjitha njësitë e vaksinimit nëpër qytetet e Kosovës, për personat mbi 65 vjeç, të regjistruar në platformën elektronike eKosova dhe sipas listave në dispozicion të Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare.

MSH njofton se ditën e djeshme janë vaksinuar 4.067 qytetarë, ndërsa prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 50.176 doza të vaksinës kundër COVID-19.

“Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuara në të gjithë vendin. Ne u bëjmë thirrje qytetarëve të çdo grupmoshe, që të regjistrohen dhe të aplikojnë për marrjen e vaksinës kundër COVID-19”, thuhet në njoftim.

Regjistrohuni në platformën: https://ekosova.rks-gov.net/, si forma më e mirë dhe më e shpejtë për të u regjistruar për Vaksinim.

Për lehtësimin e aplikimit në platformën eKosova, mund të i referoheni video udhëzimeve në vegëzat si më poshtë:

https://ekosova.rks-gov.net/Video/OO6B5z5Vt9Y

https://ekosova.rks-gov.net/Video/Hn2SJJlZppw

Ndryshe, në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 62 raste të reja me COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat