Mbytën 20-vjeçaren në sy të foshnjës, grekët: Rrethi është ngushtuar te 8 shqiptarë e gjeorgjianë

Lajme

Mbytën 20-vjeçaren në sy të foshnjës, grekët: Rrethi është ngushtuar te 8 shqiptarë e gjeorgjianë

Më: 25 maj 2021 Në ora: 19:01
Krimi që tronditi Greqinë në Glyka Nera ende nuk ka autorë

Krimi që tronditi Greqinë në Glyka Nera ende nuk ka autorë. Mediat greke shkruajnë se bazuar te informacionet nga hetimet në banesën e çiftit nuk është gjetur asnjë gjurmë me rëndësi, që mund të çojë në identifikimin dhe arrestimin e grabitësve.

“Nga hetimi dhe gjurmët që u dërguan në laboratorin e policisë greke nuk u zbulua asgjë” shkruan “Ta Nea”. Hetimi, shkruhet në artikullin e sotëm “është përqendruar në rreth 6-8 të burgosur gjeorgjianë dhe shqiptarë, të gjithë kanë kryer grabitje të dhunshme, të cilët ishin liruar kryesisht nga Kreta” theksohet më tej.

Ndalimi i një gjeorgjiani në tentativë për t’u arratisur nga Greqia nuk i çoi autoritetet në zbulimin e të dhënave të reja për vlefshme për hetimin. Gjatë grabitjes tre grabitësit lidhën burrin dhe mbytën gruan e tij 20-vjeçe në sy të foshnjës, ndërsa morën një shumë të hollash dhe sende me vlerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat