Ambasadori rus e zbulon nëse presioni ndaj Beogradit për ta njohur Kosovën do të ketë ndonjë rezultat

Lajme

Ambasadori rus e zbulon nëse presioni ndaj Beogradit për ta njohur Kosovën do të ketë ndonjë rezultat

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 13:09
Aleksandar Bocan Harcenko

Ambasadori i Rusisë në Serbi, Aleksandar Bocan Harcenko, ka thënë se presioni ndaj Serbisë për njohjen e Kosovës nuk do të ketë ndonjë rezultat.

Ai mendon se Aleksandar Vuçiq, presidenti serb ka një qëndrim konsistent.

“Duke ditur pozicionin e Serbisë në faza të ndryshme të negociatave për statusin e Kosovës dhe pozicionin më konsistent të Presidentit Vuçiq.

unë mendoj se tani një presion i tillë nuk do të bëjë atë që ata do të dëshirojnë të marrin nga Serbia”, tha ambasadori për mediat serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat